Kapet në kamera momenti i rrallë kur elefanti lind të voglin e tij
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Shtator 2022, 19:19
Një moment emocionues i lindjes së një elefanti është bërë viral në rrjetet sociale.
Videoja tregon një elefant në rezervatin Masai Mara në Kenia duke sjellë në jetë të voglin.
Ndërsa nëna elefant lind foshnjën, ajo është e rrethuar nga një tufë elefantësh të tjerë për të mbrojtur të voglin.
Duke komentuar videon, një person shkroi: "Elefantët janë një shembull i mrekullueshëm se si një komunitet i shëndetshëm është aty për të gjithë - në të mirë dhe të keq".
Një person i dytë shtoi: "Çfarë momenti i mrekullueshëm i kapur në video! Mami e ka sjellë në jetë fëmijën e saj e vetme bë këmbë!”
