Fitorja e Melonit, Kepi: Pritet që brenda 2 javësh të zgjidhet kreu i ri i qeverisë italiane
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, gazetarja Alba Kepi u shpreh se Meloni nuk pranoi që të ulej në qeverinë e Contes dhe Draghit.
Sipas saj, fitorja e së djathtës tashmë është e thellë dhe se pritet që brenda 2 javësh të formohet qeveria e re e Italisë.
Kepi: Meloni nuk pranoi që të ulej në qeverinë e Contes dhe Draghit, por punoi për të përcjellë zemërimin e dhe problematikat e popullit italian gjatë këtyre dy viteve, sidomos me pandeminë dhe krizën, dhe situatën e luftës në Ukrainë.
Padyshim nuk mund të ketë koment, sepse kanë bërë një fitore të thellë të djathtë. Vetëm Meloni ka fituar mbi 36 % të votave, kundrejt të njëjtës shifër që ka marrë koalicioni i majtë në totalin e tyre. Brenda 2 javësh sipas kushtetutës, presidenti ka për detyrë që të ngarkojë atë që është zgjedhur si kryeministre e ardhshme.
