Horror në Brazil/ Gjendet me barkun e çarë vajza shtatzënë, policia dyshon për një ritual

Një grua shtatzanë është gjetur e therur me organet gjenitale të gjymtuara dhe barkun e hapur në Brazil, në atë që policia beson se mund të ketë qenë pjesë e një rituali.

Ohana Karolin, 24 vjeç, nënë e tre fëmijëve nga komuna e Mogi Guacu në shtetin brazilian të Sao Paulo, ishte shtatë muajshe shtatzënë me fëmijën e saj të katërt kur u vra të mërkurën.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Kalimtarët panë kufomën e saj të gjymtuar me barkun e prerë në Portal dos Lagos dhe lajmëruan policinë.

Ajo është një zonë e cila është e rrethuar nga kisha ungjillore të besimeve të ndryshme.

Nëna kishte veshur vetëm një bluzë dhe oficerët gjetën rreth saj pantallonat e shkurtra dhe një numër monedhash hedhura pranë trupit të saj të gjymtuar, shkruan Daily Mail.

Hetuesit thanë se një "ritual makabër" në të cilin gruaja u "sakrifikua" është një nga linjat e tyre të hetimit.

Një dëshmitar besohet se tha: 

Ajo u takua me disa njerëz. Madje u largova pak nga ajo për shkak të kësaj.

'Por unë nuk e di se çfarë ndodhi. Ajo ishte njeri i mirë. Të gjithë e pëlqenin atë.'