Putin i jep nënshtetësinë ruse Edward Snowden, në Rusi prej vitit 2013

Presidenti Vladimir Putin i ka dhënë nënshtetësinë ruse sinjalizuesit dhe ish-punonjësit të NSA-së amerikane Edward Snowden, një refugjat në Rusi që nga viti 2013 pasi u largua nga Shtetet e Bashkuara, sipas një dekreti të botuar të hënën (26 shtator).

Emri i Edward Snowden figuron krahas dhjetëra të tjerëve në këtë dekret të publikuar në faqen e internetit të qeverisë ruse.

Edward Snowden, 39 vjeç, kërkohet nga Shtetet e Bashkuara për transmetimin në shtyp të dhjetëra mijëra dokumenteve që vërtetojnë shtrirjen e përgjimit elektronik të ushtruar nga Uashingtoni.

Këto zbulime kishin ngjallur më pas tensione shumë të forta midis Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre dhe vendimi i autoriteteve ruse për t'i dhënë atij një leje qëndrimi kishte zemëruar Uashingtonin.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov i tha agjencisë së lajmeve Ria Novosti se Edward Snowden-it iu dha shtetësia ruse me kërkesën e tij.