Biden: SHBA është në një pozicion të fortë për t'u përballur me sfidat ekonomike

Presidenti Joe Biden thotë se Shtetet e Bashkuara janë në një pozicion më të fortë se çdo vend tjetër për t'u përballur me sfidat globale, pasi ai u kërkoi kompanive që kontrollojnë pikat e karburantit, bankat dhe shërbimet celulare të ulin kostot për konsumatorët që po përballen me inflacion të lartë.

Gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë ditën e djeshme, Presidenti Biden tha se tarifat e bankave dhe tarifat e ndërprerjes së shërbimit celulare po dëmtonin familjet dhe se operatorët e pikave të benzinës duhet të ulin çmimet.

Komentet e Bidenit pasuan një rënie në tregun e aksioneve të Nju Jorkut pasi investitorët shqetësoheshin se fushata agresive e Rezervës Federale për uljen e inflacionin mund të shkaktojë një rënie të madhe në ekonominë amerikane.