Sondazhi/ Gjermanët: Qeveria Scholz, dështim
Gjysma e qytetarëve gjermanë janë të sigurtë se kancelari Olaf Scholz nuk është i përshtatshëm për të drejtuar vendin.
Sipas një sondazhi nga instituti INSA, punën e socialdemokratit e miratojnë vetëm 38% të qytetarëve.
Media gjermane Die Welt, po ashtu publikoi edhe të dhëna për punën e ministrave të kabinetit Scholz.
Sipas sondazhit, qytetarët gjermanë e mbështesin punën e ministres së Mbrojtjes Christina Lambrecht vetëm me 18,1%, ndërsa 63,1% janë të sigurt se mbajtja e këtij posti prej saj është një gabim.
Institucioni i Ministrisë së Mbrojtjes ka pasur një vëmendje në rritje gjatë luftës në Ukrainë.
Vendimet e Ministrisë së Mbrojtjes mesa duket nuk i kanë pëlqyer opinionit publik gjerman gjatë kësaj periudhe.
Ministri i Financave Christian Lindner mbështetet nga 33.6% e të anketuarve, 50.3% besojnë se ai e merr postin gabimisht.
Ministri i Ekonomisë Robert Habek miratohet nga 34.9%, 49.9% të tjerë e konsiderojnë atë zgjedhje të gabuar.
Të dy ministrat janë në fokus të veçantë për krizën ekonomike dhe energjetike që Gjermania po kalon.
Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock, miratohet nga 43,7% të të anketuarve, ndërsa 44,7% mendojnë se ajo nuk duhet të ishte në këtë post.
Sondazhi është me porosi të gazetës prestigjioze Bild dhe marzhi i gabimit mund të jetë rreth 2,4%.
