Putin mund të shpallë “aneksimin” e rajoneve të Ukrainës të premten

President rus Vladimir Putin, ka planifikuar të shpallë aneksimin e rajoneve të pushtuara të Ukrainës kur ai t'i drejtohet parlamentit rus të premten, sipas ministrisë së mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar.

Referendumet që po zhvillohen në këto territore janë planifikuar të përfundojnë ditën e sotme, shkruan BBC.

Udhëheqësit e Rusisë pothuajse me siguri shpresojnë se çdo njoftim për anëtarësim do të shihet si një justifikim i 'operacionit ushtarak special' dhe do të konsolidojë mbështetjen patriotike për konfliktin.

Me organizmin e referendumeve Rusia planifikon të zyrtarizojë aneksimin e katër rajoneve, Luhansk, Donetsk, Kherson dhe Zaporizhzhia.