Digjet gjatë natës automjeti në Vlorë, dyshohet e qëllimshme

Një automjet është djegur pas mesnatës në vlorë ndërsa policia dyshon paraprakisht se bëhet fjalë për një akt të qëllimshëm.

Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30, në lagjen “24 Maji”, kur ka rënë zjarr në automjetin e parkuar, tip “Ford” në pronësi të shtetasit Lulzim Karabolli, banues në Vlorë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Më datë 27.09.2022, rreth orës 02:30, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr në një automjet të parkuar, tip “Ford” në pronësi të shtetasit L. K., banues në Vlorë, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale," njoftoi policia.

Nga zjarri policia raporton se janë shkaktuar vetëm dëme material ndërkohë që grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Paraprakisht burimet thanë se po hetohet pista e një akti të qëllimshëm pasi dyshohet se automjetit i është vendosur flaka gjatë natës me lëndë djegëse në zonën pranë zonës së stacionit të trenit në Vlorë.

Pronari i mjetit Lulëzim Karabolli mësohet se është marrë në pyetje ditën e sotme në lidhje me ngjarjen

Digjet gjatë natës automjeti në Vlorë, dyshohet e

Digjet gjatë natës automjeti në Vlorë, dyshohet e

Digjet gjatë natës automjeti në Vlorë, dyshohet e