Moti i keq në Lezhë dëmton linjat e energjisë, pa drita fshatrat e Zadrimës

Moti i keq në Lezhë dëmton linjat e energjisë, pa drita

Moti i keq me reshje shiu dhe stuhi ka krijuar problemet e para në qarkun e Lezhës.

Në Shëngjin uji ka vërshuar në rrugë, duke krijuar vështirësi në lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Ndërkohë nga moti i keq janë dëmtuar linjat elektrike e për pasojë kanë ngelur pa energji elektrike fshatrat e Zadrimës.

Grupet e punës të OSHEE ndodhen në terren për riparimin e defekteve dhe rikthimin sa më parë të energjisë.

Aksi Rrëshen-Bukmirë gjithashtu ka pësuar rrëshqitje në disa pjesë të tij si pasojë e vërshimit të ujërave ku inertet e kanë bërë të pa kalueshëm lëvizjen e automjeteve të vogla.

Moti i keq në Lezhë dëmton linjat e energjisë, pa drita

Moti i keq në Lezhë dëmton linjat e energjisë, pa drita