Durrës, tentuan të kalojnë kufirin me dokumente të falsifikuara, arrestohet irakeni, procedohet turku
Policia kufitare ka ndaluar në portin e Durrësit një 42-vjeçar banues në Bagdad, i cili tentoi të kalonte kufirin, me një dokument të falsifikuar.
Po ashtu, aty është ndaluar edhe shtetasin A. B., 27 vjeç, banues në Turqi, i cili tentoi të kalonte kufirin, me dokumentin e një shtetasi tjetër, me të cilin kishte ngjashmëri.
“Në Portin e Durrësit, shërbimet e Policisë Kufitare ndaluan në dalje shtetasit Z. A., 42 vjeç, banues në Bagdad, i cili tentoi të kalonte kufirin, me një dokument të falsifikuar, si dhe shtetasin A. B., 27 vjeç, banues në Turqi, i cili tentoi të kalonte kufirin, me dokumentin e një shtetasi tjetër, me të cilin kishte ngjashmëri.
Në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar të DVP Durrës u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale "Falsifikimi i dokumenteve", i shtetasit Z. A., 42 vjeç, banues në Bagdad, si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi A. B., 27 vjeç, banues në Turqi.” – njofton policia.
