“Rinia e zhgënjyer, nuk beson më” Kandidati për kreun e FRPD, Kariqi: Të ofrojmë alternativën e besueshme

Arnold Kariqi kandidat për Kryetar të Forumit Rinor të Partisë Demokratike i ftuar në RTV ORA tha se ajo që synon të bëjë është që në fillim të bëjë Shqipërinë për të kuptuar se cilat janë problematikat e të rinjve e më pas herën e dytë t’ju thotë se cili është plani.

Arnold Kariqi: Jemi 6 kandidat që jemi në garë. Zgjedhjet mbahen të shtunën me datë 1 tetor. Jemi 4 djem dhe 2 vajza. Të gjashtë janë vlera në PD me kontributin e tyre të vijueshëm në PD në një situatë ku Shqipëria në tërësi po lëngon nga ikja e të rinjve. Bëhet fjalë për një rezultat të angazhimit tim ndër vite. Kam 12 vite që merrem me PD. Pjekuria e krijuar në këtë angazhim timin më ka sfiduar që të shkoj në një tjetër hap. Do të bëj të gjithë Shqipërinë për të kuptuar se cilat janë problematikat e të rinjve që unë më pas herën e dytë t’ju them se cili është plani.

Kariqi thotë se në të gjitha takimet që kam zhvilluar ka vërejtur një rini të zhgënjyer e cila nuk beson më që pret të largohet. Ai thotë se u duhet ofruar të rinjve alternative ku do të besojnë.  

Arnold Kariqi: Në të gjitha takimet kam vërejtur një rini të zhgënjyer e cila nuk beson më që pret të largohet. Problemi më i madh i kësaj rinie ka qenë mosvlerësimi i tyre nga kjo qeveri. Është krijuar trendi  ikjes. Fajin e ka ai që qeveris. Ne duhet t’ju ofrojmë të rinjve një alternativë që të besojnë.