Ndryshon ligji i mediave, Çipa: Skepticizëm për amendimet, të ndryshojë struktura e AMA-s
Kreu i Unionit të gazetarëve Aleksandër Çipa në një intervistë për Ora News me gazetarin Sebastian Zonja u shpreh se kodi i ri i sjelljes nga AMA nuk është thjesht një kod i ri sjelljeje është një projekt, draft projektligj që amendon ligjin aktual të mediave.
Sipas tij ky ndryshim është marrë me skepticizëm pjesa e amendimeve që lidhen me kodin e sjelljes dhe me një rregullore që do ët formësohet nga AMA e që do ti imponohet respektimi nga media.
Aleksandër Çipa: Nuk është thjesht një kod i ri sjelljeje është një projekt, draft projektligj që amendon ligjin aktual të mediave. Reflektimi buron me stadin aktual të shoqërisë, raportin mes edukimit dhe informimit. Duket sikur është një nismë e domosdoshme por është marrë me skepticizëm pjesa e amendimeve që lidhen me kodin e sjelljes dhe me një rregullore që do të formësohet nga AMA e që do ti imponohet respektimi nga media. Në këtë draft nuk përcakton si do të formësohet ky kod sjelljeje, kush do të jenë grupet e interesit që do ta formësojnë.
Teksa kujton rënien e lirisë së medias në raportet e paraqitura së fundmi Çipa e lidh këtë me qasjen e pushtetarëve ndaj medias.
Aleksandër Çipa: Raportet periodike nga organizata e organizma ndërkombëtar bëjnë raportim racional pse kemi rënie në indeksin vjetor, kjo është një përgjegjësi e drejtëpërdrejtë e pushtetit që nuk duhet të jetë stigmatizues. Nënvlerësimi i kryeministrit për reporterët që kërkojnë një përgjigje të thelluar lidhet me mungesën e llogarisë. Kur ai përballet me pyetje të tilla bëhet nervoz dhe bën të kundërtën.
Çipa thotë se struktuara aktuale e AMA-s duhet ndryshuar për tu përshatur me realitetin e ri të medias.
Aleksandër Çipa: Struktuara aktuale e AMA-s duhet ndryshuar për tu përshatur me realitetin e ri të medias. Struktura e re duhet përshtatur me mundësitë që ofron media online. Struktura e medias online nuk është më tradicionale. Struktura e AMA-s duhet të ndryshojë në përputhje me një konsulencë prej grupeve të propozimit që shikojnë ruajtjen e balancës.

