Tetori vjen me "bingo"! Aplikimet për Lotarinë amerikane rihapen me 5 tetor

Fillimi i muajit tetor rikthen Lotarinë Amerikane për të gjithë shqiptarët që do të duan të aplikojnë.

Programi DV-2024: Periudha e regjistrimit në internet për Programin DV-2024 fillon të mërkurën, 5 tetor 2022, në orën 12:00 të mesditës dhe përfundon të martën, më 8 nëntor 2022në orën 12:00 të mesditës.

Dorëzimi i më shumë se një hyrje për një person do të skualifikojë të gjitha hyrjet për atë person.

Udhëzimet e programit DV-2024

Versioni anglisht i Udhëzimeve të Programit DV-2024 në formatin PDF është i vetmi version zyrtar.