“Mehmet Akif shkollë e një shteti europian skeptik për integrimin tone”, Mehmeti: Do të kemi 2 dëme në kurrizin tonë

Eksperti i arsimin Ndriçim Mehmeti në një intervistë për Ora News tha se mbyllja e shkollës “Mehmet Akif” është një hakmarrje e pastër kundër arsimit cilësor.

Sipas tij në rast se do të flisnim për standarte në Shqipëri do duhej të ishin mbyllur gjithë shkollat e Shqipërisë apo treçerekshi.

Ndriçim Mehmeti: Bashkia e ka pronë atë objekt dhe e ka pasur tërë jetën. I është dhënë fondacionit për 90 vjet ndërsa kryeministri ja ka kufizuar në 30 vjet. Kanë kërkuar një shumë të madhe me qera dhe këta nuk e kanë pranuar. Këta kanë rënë dakord të shkojnë në një ndërtesë tjetër. Qeveria ka pasur 2 vërejtje, shtroni me parket palestrën dhe e kanë shtruar dhe ndryshimi i një dërrase nga ana e majtë në të djathtë.

Ç’punë ka kryeministri më këtë punë? Këta që qahen për standarte, çfarë standartesh kemi ne, duhen mbyllur gjithë shkollat e Shqipërisë apo treçerekshi. Është një hakmarrje e pastër kundër arsimit cilësor. Këtë vit shkollor 7 nga nxënësit që Rama do t’iu japi medalje ari janë nga Mehmet Akifi. A do të ketë fytyrë tua japë, një institucioni që sapo e mbylli."

Mehmeti  thotë se kjo shkollë është një shkollë e një shteti të rëndësishëm europian që ka qenë skeptik për integrimin tone.

Ndriçim Mehmeti: I kemi hyrë një valleje që nuk do të dalim dot se është një shkollë e një shteti të rëndësishëm europian që ka qenë skeptik për integrimin tonë. Ne do të kemi 2 dëme në kurrizin tonë. Së pari do të humbasim një shkollë elitare. Së dyti do të paguajmë shuma marramëndësi në gjykatën e Stransbugut sepse shteti jonë gjithmonë humb.