Berisha 'zgjon' demokratët: Ngrihuni në nivelin e temperaturave të urrejtjes popullore ndaj qeverisë! Bashkëpunim të ngushtë me PL-në
Në mbledhjen e Këshillimit Kombëtar, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha kërkoi nga të zgjedhurit demokratë që tu përgjigjen temperaturave të larta të pakënaqësisë dhe urrejtjes së qytetarëve ndaj kësaj qeverie.
Kjo sipas tij duhet të ndodhë mësë pari te çdo degë e Partisë Demokratike.
Berisha tha se opozita duhet të kalojë në forma të shumëllojta qëndrese, revolte, kryengritje paqësore.
Fronti për shpëtimin e Shqipërisë do të zgjerohet me Sindikatat, pasi Berisha dhe aty sheh kauza dhe indicie për protesta dhe grevë.
Kjo vjeshtë tha Berisha, duhet të jetë vjeshta e protestave ose pranvera e demokracisë.
Nga ana tjetër ai deklaroi se PD do të ketë një bashkëpunim të ngushtë me Partinë e Lirisë të Ilir Metës por edhe çdo parti që është e vendosur të angazhohet në një lëvizje në mbrojtje të interesit kombëtar të shtetit, interesave të shqiptarëve dhe demokracisë shqiptare
Berisha: Shqipëria po zien, po vlon sot. Sepse sot pakënaqësia dhe urrejtja ndaj kësaj qeverie është më e jashtëzakonshme se kurrë. Shqiptarët sytë, mendjen, besimin e kanë te PD, te demokratët. Por shohin dhe me skepticizëm, në kuptimin që a e ndjejnë këta përgjegjësinë e misionit që kanë? Ju takoni më shumë se unë qytetarë, unë nuk gjej një të vetëm që të mos pyesë se çfarë po bëni, nuk gjej një të vetëm që mos të thotë se ne te ju e kemi shpresën.
Unë nuk gjej një të vetëm që mos të thotë se protesta dhe vetëm protesta mund të shpëtojë shqiptarët nga ky regjim. Situata është dëshpëruese dhe do të përkeqësohet dhe më tej nëse ne nuk arrijmë të dëshmojmë para shqiptarëve se në misionin tonë nuk kemi të ndalur. Koha ka kaluar jo po vjen, koha e protestave të fuqishme dhe të gjithanshme po kalon. Çdo ditë është humbje.
Duhet të jemi të sinqertë me qytetarët, nëse kemi një mekanizëm, shkop magjik me të cilin ti garantojmë se Edi Rama është i vendosur të respektojë vul,lnetin tuaj, se Edio rama bnuk është më ai që e njohin atëherë normalisht do mendohej ndryshe. Por nuk ka njeri ta besojë këtë. Por kjo po dëmton besimin te ne. Aty ku ata e kanë projektuar besimin, aty shohin imobilitetin dhe pastaj marrin rrugët dhe ikin.
Çdo demokrat, drejtues, duhet të bëjë gjithçka për të motivuar, mobilizuar PD në radhë të parë, e cila duhet të ngrihet në nivelin e temperaturave të larta që ekzistojnë te qytetarët, urrejtjes së madhe dhe pakënaqësisë së jashtëzakonshme që kanë për këtë qeveri. Duhet të kalojmë në forma të shumëllojta qëndrese, revolte, kryengritje paqësore. Si ka mundësi të vazhdohet në këtë mënyrë kur mësuesit shqiptarë janë mësuesit më të keqtrajtuar, mësues të cilët mezi përballojnë jetën.
Shohin sistemin që u rrënohet para syve të tyre, shkolla që mbyllen, portali një maskë mashtrimi për ta. Rrogat jo vetëm nuk rriten, por me inflacionin ulen. A do mbeten këta të vetmit mësues që nuk grevojnë? Duhet të angazhohemi në një diskutim të hapur me ta. Greva është përgjigjia ndaj kësaj qeverie. Tani mbledhin para nga nxënënësit për transportin, vetë udhëton me avion në dispozicion dhe sistemohet në hotele me 2700 dollarë nata, jo vetëm vetë por me gjithë delegacionin si të ishte delegacioni i Emirateve. Apo instalicioni 4 mln euro në oborrin e Kryeministrisë. Edi Rama ka tejkaluar dhe tejkalon çdo normë, nga mëngjesi deri në darkë vetëm mashtron. Nuk mund të vazhdohet më kështu. Duhet të jetë vjeshta e protestave ose pranvera e demokracisë kjo vjeshtë. Njerëzit janë të gatshëm, presin vetëm mobilizimin.
Ata mobilizohen kur të besojnë se ne e kemi me seriozitetin më të madh këtë betejë, kur të binden se do i shkojmë deri në fund misionit tonë. Një formë tjetër kryesore mbetet protesta e qëndrueshme dhe e vazhdueshme por shumëllojshmëria e protestave duhet të jetë objektiv i joni madhor. Së shpejti do takohemi me Sindikatat të cilat kanë rol kryesor.
Duhet ti mbështesim fuqimisht. Unë kam besim se do riorganizohen, do mbrojnë interesat e punonjësve të Shqipërisë. Fronti për shpëtimin e Shqipërisë do zgjerohet me Sindikatat, forca të tjera politike. Do bashkëpunohet ngushtësisht me Partinë e Lirisë dhe çdo parti tjetër që është e vendosur të angazhohet në një lëvizje në mbrojtje të interesit kombëtar të shtetit, interesave të shqiptarëve dhe demokracisë shqiptare.Kam besim të madh se nga kjo mbledhje do arrijmë të shpërdahemi në mbarë vendin në një situatë të elektrizuar nga pakënaqësia e madhe ndaj kësaj qeverie.
