PD: Kemi ngritur grup për të hetuar lobimin e Bashës, do tu përgjigjet akuzave publike

Në një dalje nga selia blu, zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo u shpreh se tashmë është marrë vendimi për ngritjen e një grupi hetimor për të paratë ruse të lobimit të Bashës në vitin 2017.

Ajo tha bëri publik emrat përbërës të këtij grupi, që do të drejtohet nga Ledina Mandia dhe theksoi se do të bëhet transparencë dhe do tu japë përgjigje akuzave të ngritura publikisht.

Garo: Bazuar në nenin 47-48 të statusit të PD-së, në mbledhjen e ditës së sotme, kryesia me qëllim auditimin e fondeve të çështjet së Nik Muzin, ngriti një grup hetimi. Objekti i grupit të verifikimi është bërja e transparencës për fondet me aktivitet lobimi të PD-së. Grupi i auditimi duhet të verifikojë dhe tu përgjigjet akuzave që kanë ardhur për fondet e  dyshimta të ardhura nga Rusia.

Po ashtu miratuam modalitetin e përzgjedhjes së kandidatëve për zgjedhjet vendore. Po ashtu edhe kodi i sjelljes së PD-së, si dhe rregullorja e brendshme e organeve dhe degëve të PD-së.