Digjet banesa në Allias, humb jetën 70-vjeçarja, dyshohet nga asfiksia

Një banesë një katëshe në zonën e Alliasit është përfshirë nga flakët, duke shkarkuar vdekjen e një gruaje. E moshuara jetonte me familjane e vajzës, ndërsa në momentin e rënies së zjarrit nga shkëndija elektrike ka qenë vetëm në banesë.

Një grua e moshës 70-vjeçare ka humbur jetën pasi banesa ku ajo jetonte në zonën e Alliasit, në kryeqytet,  u përfshi nga flakët.

Sipas familjarëve, në momentin e ngjarjes Violeta Muçi ka qenë vetëm në banesë dhe vdekja e saj dyshohet se ka ardhur si pasojë e asfiksisë.

Të dhënat e policisë tregojnë se shkak i zjarrit ishte një shkëndijë elektrike në njërën nga dhomat e banesës.

Vajza e Violetës, e cila jeton në atë banesë sëbashku me burrin dhe fëmijët tregon se në mëngjes u largua për punë me bashkëshortin, por që ishin fqinjet që e lajmëruan për zjarrin.

"U ngritëm si përditë në 6 pa 20, pimë kafe të gjithë bashkë. Përcolla burrin dhe djalin për punë, unë me vajzën u nisëm për punë dhe shkollë. Ishte vetëm nëna se ne ikëm të gjithë në punë dhe shkollë."

Po ashtu edhe dhëndri i Violetës ka treguar se forcat zjarrfikëse  e kanë gjetur në banjo të moshuarën.

Tashmë përveç dhimbjes së humbjes së familjarit të tyre, familja me 4 antarë ka mbetur në qiell të hapur.