Novosela bashki, zotimi i demokratëve: 95 bashki e 5 rajone për të kthyer pushtetin te qytetarët
Krijimi i Bashkisë së Novoselës, është propozimi i demokratëve për ndryshimin e hartës territoriale ne qarkun e Vlorës. Nëse kjo nuk do të ndodhë këtë herë, siç kanë paralajmëruar socialistët, përfaqësuesit e selisë blu u premtuan banorëve të zonës së Bashkia e Novoselës do të krijohet kur PD të vijë në pushtet.
Novosela është një prej 34 bashkive që Partia Demokratike kërkon të krijohen si pjesë e diskutimit për ndryshimin e hartës territoriale.
Bashkia e re e Novoselës sipas demokratëve duhet të përfshijë edhe Mifolin, Llakatundin, Njësinë Administrative Shushicë, Babicën e Vogël, Bestrovën dhe një pjesë të Komunës Qendër.
“Ndarja e 2014 është një dështim total dhe ne kemi kërkuar një ndarje tjetër.”
Në diskutim me banorë të zonës, përfaqësuesit e Selisë Blu thanë se propozimi për ndarjen territoriale me 95 bashki dhe 5 rajone kthen pushtetin tek qytetarët.
“Nuk ka pasur në 30 vite një qeveri kaq të papërgjegjshme dhe në kufijtë e kriminalet ndaj qytetarëve.”
Me socialistët të shprehur kundër ndryshimeve, demokratët u premtuan banorëve se me të ardhur në pushtet di ta kthejnë Novoselën në bashki.
Novosela dhe fshatrat e zonës kanë prioritet bujqësinë, blegtorinë dhe frutikulturën, por banorët ankohen se kanë vuajtur mungesën e mbështetjes nga qeveria qendrore e pushteti vendor.
