Ceremonia 2022, Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë diplomon brezin e 11-të të studentëve

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, diplomoi sot brezin e 11-të të studentëve. Të pranishëm në ceremoninë e brezit 2022, ishin Zv.Ministrja e Arsimit Albana Tole, CEO i Bankës Kombëtare Tregtare, Seyhan Pencabligli e dhjetra të ftuar të tjerë, përfaqësues të biznesit, politikës e komunitetit akademik.

“Në epokën dixhitale dhe përballë një evolucioni teknologjik, ndryshimesh ekonomike dhe transformimesh, universiteti paralajmëron ndryshimet e shoqërisë. UMSH është një lajmëtar pararojë e këtyre ndryshimeve. Dhe ne besojmë se vetëm duke pasur në qendër studentin do të mundemi t’i ofrojmë atyre përqafimin e këtij vizioni të së ardhmes”, u shpreh Presidenti i Universitetit Mesdhetar, Akademik, Prof.Dr Anastas Angjeli në fjalën e tij.

Ai theksoi se, të diplomuarit e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë,janë prova më e dukshme e kontributit për shoqërinë dhe njëkohësisht kontribut për të ardhmen europiane të vendit.

CEO i Bankës Kombëtare tregëtare,Seyhan Pencabligli gjithashtu dha një mesazh të rëndësishëm për studentët duke i ftuar të mendojne për vendin duke e ndërtuar të ardhmen e tyre në Shqipëri, ku mundësitë nuk mungojnë.

Studentët e ekselencës gjithashtu dhanë dëshmitë e tyre, për studimet në Universitetin Mesdhetar dhe dyert që u janë hapur pas përfundimit me sukses.