Deputetët s’kanë frikë nga email-et, Ramës i dalin "kundër" deputetët e tij

Socialistët dhe demokratët mendojnë që publikimi i disa dokumentave nga emaili i ish drejtorit të policisë mund të cënojë sigurinë kombëtare, ndërsa në rast se edhe email-et personale të ddeputetëve do të hackerohen ata besojnë se nuk do të dalë asgjë kompromentuese. Ndërsa drejtori i DSIK u shpreh në Komisionin e Ligjeve se dokumentat e klasifikuara nuk janë prekur nga sulmi iranian.

Pas publikimeve të informacioneve të rëndësishme nga emaili i ish drejtorit të Policisë siguria e institucioneve në vend është vënë në pikëpyetje nga sulmi kibernetik iranian.

Dokumentat e e ish dretjorit të policisë së shtetit Gledis Nano të cilat janë bërë publike pas hakerimit, për demokratët kanë cënuar sigurinë kombëtare. Dhe “thembra e Akilit” sipas tyre qëndron pikërisht tek korrupsioni i qeverisë me tenderat e sigurisë kibernetike.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Janë shpezuar me qindra, dhjetëra miliona euro nëpër tendera sekretë nga AKSHI për të mbrojtur çfarë?! Duhet të ishte mbrojtur kufiri kibernetik i Republikës së Shqipërisë dhe ja ku jemi," tha Oert Bylykbashi.

"Kjo është çështje e sigurisë kombëtare dhe shumë e rëndë si ngjarje e nga ana tjetër kemi një qeveri tërësisht të papërgjegjshme. Ku janë miliona eurot e buxhetit të shtetit? Ku shkojnë?" tha Dhurata Cupi.

"Sigurisht që është një shqetësim sa kohë që cënohet siguria kombëtare dhe sa kohë të dhënat e shtetit shqiptar tashmë janë publike për të gjithë opinionin publik," tha Gazmend Bardhi.

"I doli pak boja kësaj nuk është hera e parë," tha Dashamir Shehi.

Por edhe deputetët socialistë, në ndryshim nga shefi i tyre Edi Rama, mendojnë që është cënuar siguria kombëtare.

"Jemi të shqetësuar për çdo të dhënë që cënon qoftë sigurinë kombëtare, qoftë integritetin personal të zyrtarëve të lartë të shtetit. Mos harroni: Jemi në luftë," tha Toni Gogu.

Ama ka nga ata deputetë që mendojnë se gledis nano ka gabuar duke përdorur emailin e tij për të shkëmbyer informacione të klasifikuara.

"Pyesni drejtorin," tha Erion Braçe.

"Duke qenë anëtar i Komisionit të Sigurisë dhe i çertifikuar natyrisht prej kaq vitesh unë jam shumë i kujdesshëm dhe ia di shumë rëndësinë dhe vlerën këtyre email-eve," tha Xhemal Qefalia.

Demokratët akuzojnë qeverinë për mosmarrjen e masave për sigurinë kibernetike, por përpara mundësisë që edhe email-et e tyre personale mund të bëhen publike, ata janë të pashqetësuar.

"Të mijat po të doni ju i bëj vetë publike, pa problem fare. Kush më shkruan mua," tha Saimir Korreshi.

"Natyrisht që nuk kam frikë, por nuk është serioze," tha Bujar Leskaj.

"Nuk kam asgjë që cënon sigurinë apo që cënon privatësinë. Të jeni të sigurtë," tha Çupi.

"Nuk kam çfarë të fsheh," tha Gogu.

"Jo asnjë shqetësim," tha Bardhi.

"Shqyqyr jam rehat, le ti nxjerrin" tha Shehi.

Ndërsa xhaketat e vjetra socialiste, për arsye personale, preferojnë të heshtin që komentet e tyre të bëhen publike.