Bulqizë/ Rrahu të atin dhe i dogji stallën e bagëtive e traktorin, në pranga 33 vjeçari
Nga Ora News Përditësimi i fundit 20 Shtator 2022, 13:11
Një 33 vjeçar është arrestuar ditëne sotme nga policia e Bulqizës pasi ushtroi dhunë fizike dhe i dogji stallën e bagëtive të atit.
"Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, arrestuan në flagrancë shtetasin N. L., 33 vjeç, banues në Gjoricë, Bulqizë.
Ky shtetas, ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij 65- vjeçar, dhe më pas i ka djegur me zjarr stallën e bagëtive dhe një mjet pune traktor," njoftoi policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprat penale "Dhunë në familje", "Shkatërrim i pronës me zjarr".
