“Serbia armiqësore ndaj Kosovës”, Konjufca: Tirana duhet të jetë në të njëjtat frekuenca me Prishtinën
Kosova nuk e fsheh shqetësimin e sjelljes agresive të Serbisë dhe për këtë kërkon që Shqipëria të mbajë qëndrime të njëjta për t’i bërë ballë Prsidentit Aleksandër Vuçiç. Pavarësisht pengesave, kryetari i Parlamentit të Kosovës shpreson që deri në fund të vitit qytetarët e Kosovës do të kenë të drejtë për të lëvizur të lirë në zonën Shengen.
Kosova kërkon ndihmën e institucioneve dhe zyrtarëve të Shqipërisë në përballjen me Serbinë.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, në konferencë me homologen shqiptare Lindita Nikolla nga Tirana shprehu shqetësimin për sjelljen agresive të Beogradit ndaj Prishtinës.
"Serbia, duhet ta dijë çdo shqiptar se është shumë armiqësore ndaj Republikës së Kosovës. Nuk heziton fare dhe për ta sfiduar kornizën e sigurisë në Ballkan dhe Europë. Ne dëshirojmë gjithmonë që me Shqipërinë të jemi brenda një kornize dhe brenda frekuencave të njëjta.Sa i përket gjykimit të veprimtarisë së Serbisë në Kosovë dhe brenda Kosovës."
Konjufca kishte edhe një mesazh të drejtpërdrejtë për Aleksandër Vuçic dhe ndërkombëtarët që janë të përfshirë në negociatat mes dy vendeve, që Kosova nuk do të heqë dorë nga të drejtat e saj.
"Ne jemi për paqe, për dialog me Serbinë mirëpo në të njëjtën kohë ne nuk do të lëshojmë pe sa i përket interesave kushtetuese, nacionale të panegociueshme të Republikës së Kosovës."
Me ndihmën e Gjermanisë dhe Francës, kryeparlamentari mendon që deri në fundvit qytetarët e Kosovës do të marrin lajme pozitive për lëvizjen e tyre të lira, nga një e drejtë që deri më sot janë privuar në ndryshim nga vendet e tjera të Ballkani Perendimor.
"Qytetarët e Kosovës nuk kanë më asnjë dyshim se fundi i vitit do ta gjejë Kosovën dhe qytetarët e saj me heqjen e këtij regjimi të padrejtë të vizave."
Lindita Nikolla garantoi Nikollën se Shqipëria do të ushtrojë të gjithë influencën e saj për të bindur Këshillin e Evropës që të rrëzojë prentendimet e Dick Marty përsa i përket luftëtarëve të UÇK-së.
Me 12 tetor kryeministri shqiptar Edi Rama do t’u drejtohet vendeve anëtare të Asamblesë Parlamentare të KiE-së për t’i bindur ata që të ndryshojnë rezolutën për Kosovën.
