Veting për ndërtuesit e rrugëve, Banorët e Dibrës: Të ndëshkohen ata që bëjnë punime të dobëta

Vetting dhe ndëshkim për ndërtuesit e rrugëve që kryejnë punime me cilësi të dobët. Propozimi vjen nga banorë të Dibrës, të cilët si shembull marrin rrugën e spitalit rajonal atje që është kthyer në makth për të gjithë.

“Kjo nuk është rrugë spitali por rrugë hamalli” Përshkrimi i këtij banori të Peshkopisë i referohet gjendjes në të cilën është rruga në hyrje të Spitalit Rajonal të Dibrës.

Gropa, kanale, mungesë trotuaresh në të gjithë gjatësinë e këtij aksi kyç për qytetin, që siç thonë banorët të bën për Spital vetëm të kalosh aty.

“Unë jam tu ik nga spitali. Isha në spital prej kësaj rruge” thotë një banor.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Amortizimi sa vjen e thellohet, ndërsa bashkia e Dibrës, ska marrë asnjë masë për ndërhyrje.

“Bashkia nuk reflekton fare”

Banorët e Dibrës nga ana tjetër kanë një propozim interesant.

Kërkojnë vetting për ndërtuesit e rrugëve dhe zyrtarët që kanë detyrë të mbikqyrin cilësinë e punimeve.

“Veting? Ja të bëjnë veting për rrugën, kush ka fituar tenderin, a ka zbatuar standardet, mat gjerësinë e gjatës"

Kur të nisin shirat e dëbora, sfida për të lëvizur në këtë rrugë kalon në nivelin Ekstrem.