Xhaçka: Në mbështetje të plotë për LGBTI+, të vendosur ta çojmë përpara këtë axhendë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Shtator 2022, 16:20
Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka postuar një foto në Twitter lidhur me ngjarjen Ministrore e Grupit Bërthamë LGBTI “E drejta për të qenë unë” në Nju Jork.
Ajo shprehet se Shqipëria qëndron për pjesëmarrjen e plotë, të barabartë dhe kuptimplotë të LGBTI në të gjitha sferat e jetës publike dhe institucionale.
Xhaçka: Nju Jork, Ngjarja Ministrore e Grupit Bërthamë LGBTI “E drejta për të qenë unë”. Shqipëria qëndron për pjesëmarrjen e plotë, të barabartë dhe kuptimplotë të LGBTI në të gjitha sferat e jetës publike dhe institucionale. Ne jemi të përkushtuar dhe të vendosur ta çojmë përpara këtë axhendë si çështje prioritare edhe në OKB.
