Lihen në burg 3 “spiunët” e Gramshit

Ka përfunduar seanca gjyqësore në  Apelin e Durrësit gjyqi për tre shtetasit ruse dhe ukrainas, të cilët e akuzohen për spiunazh në vendin tonë.

Pas mbarimit të seancës gjyqësore, është lënë në fuqi masa e dhënë nga Gjykata e Elbasanit, pra arrest me burg.

Në 24 gusht Gjykata e Elbasanit ka vendosur 'arrest me burg' për 2 rusët dhe ukrainasin, të cilët akuzohen për spiunazh.

Dy rusët Mihhail Zorin e Zvetlana Timofevva si dhe ukrainasin Fedis Alpatov, të cilët fotografuan dhe hynë pa lejë në uzinë e armëve të Gramshit sulmuan dy ushtarë shqiptarë.

Që në fillim të seancës avokati i shtetasit ukrainas deklaroi se kërkon përkthyes të gjuhës amtare ukrainase për klientin e tij dhe jo përkthyes të gjuhës ruse.

I arrestuari Alpatov i pyetur nga gjykata deklaroi se nuk e kupton mirë përkthyesen nga rusishtja, duke mbështetur kërkesën e avokatit të tij Saimir Vishaj.

Relatori Florian Kalaja konstatoi se pretendimi i personit nën hetim dhe mbrojtjes së tij është më shumë një pengesë proceduriale nga ana e mbrojtjes se një nevojë komunikimi dhe e rrëzoi kërkesën e avokatit.