Meta: E turpshme, shteti ka dalë lakuriq, Rama duhet të japë dorëheqjen
Kryetari i Partisë së Lirisë e quan ‘të rëndë” situatën aktuale pasi hakerat nxorën në publik të dhëna dhe informacione të cilat mund të cënojnë sigurinë kombëtare. Prokuroria urdhëroi dje ndalimin e publikimit të këtyre emaileve ndërkohë që Ilir Meta bën bën përgjegjës Edi Ramën
“Këtu gjithë shteti ka dalë lakuriq. Është ekspozuar në një mënyrë të turpshme. Është moment shumë I rëndë. Vetëm dorëheqja e Edi Ramës mund të vendosë besimin e qytetarëve tek institucioneve. Pasi ka qenë ai garanti i hakerimit të parë. Ai ka marrë përsipër I pari që patronazhistët kanë bërë një punë shumë të mirë. Kanë çdo të dhënë çdo individ. Vetëm dorëheqja e tij mund të rivendosë besimin tek shteti e institucionet, siguria kombëtare e siguria publike. Rama ka gënjyer ka mashtruar” tha Ilir Meta.
Meta shton se duhet bërë hetim nga prokuroria.
Ilir Meta: "Sa I takon cënimit të sigurisë kombëtare nuk ka fëmijë që nuk e kupton sa rëndë është cënuar siguria kombëtare kur janë goditur sistemet më të rëndësishme dhe truri I vetë policisë së shtetit, përvecse TIMS, por natyrisht një njeri I papërgjegjshëm që ka kthyer Shqipërinë në han pa porta dhe e mbyti Shqipërinë me banane dhe kulla që pastrojnë miliarda euro, sigurisht që siguria kombëtare është gjëja e fundit. Po të kishte përgjegjësi Shqipëria nuk do të ishte në këtë situatë"
Deklarata u bë sot në një konferencë për median ku tha se mbështeste dhe kërkesën e pedagogëve.
Ilir Meta: “Gjej rastin që të mbështes kërkesën e pedagogëve për kushtet e rritjes së pagave të tyre, mbështes peticionin e studentëve që mos të na ikin nga këtu. Kërkesat e tyre janë modeste. Përse mos t’i kemi këtu. Të ndërpritet pagesat e paligjshme, mashtruese për inceneratorët dhe veprat korruptive. Ka mundësi për të rritur pagat e pedagogëve dhe për t’u blerë librat flas fëmijëve të familjeve që s’kanë mundësi. Nuk mund të zgjidhet kjo me kërcënime për ditën e parë të shkollës, që do të ketë sanksione por të mbajnë librat e pastër"
A po mendon Meta për një protestë të radhës?
Ilir Meta: Pranvera e protestave ka nisur. Unë e kuptoj dhe padurimin dhe interesin, kuriozitetin e revoltën. Sfida jonë është menaxhimi I këtij padurimi me qëllim që ky padurim të kthehet në një forcë të vërtetë dhe kështu do të ndodhë.
