"Sekretet e shtetit në shesh", debate tek Komisioni i Ligjeve për draftin e ri
Është shoqëruar me debate mbledhja e sotme në Komisionin e Ligjeve sa i takon draftit të ri për mospublikimin nga ana e medias të asnjë të dhëne që del nga hakerat.
Kryetari i grupit parlamentar të PD-së Enkeled Alibeaj deklaroi se gati çdo ditë po dalin foto, video, të dhëna e email-e, gjë që tregon se të dhënat janë në duar të pasigurta.
Ndërsa Elisa Spiropali deklaroi se dëmi që u shkaktua nga hakerimi nuk është një dëm i parikuperueshëm, duke nënvizuar se shërbimet qeveritare e shtetërore nuk janë shkatërruar.
"Nuk është më sekret fakti që të dhëna sensitive të shtetit shqiptar janë në duar të pasigurta. Përditë janë duke nxjerrë fakte, email-e, foto, video. Çdo gjë. Dhe kjo është një çështje shumë e rëndësishme që do të duhet të preokuptojë sigurinë kombëtare," tha Alibeaj.
"Pas sulmeve të 15 korrikut, grupi i ngritur për të neutralizuar grupin dhe për të gjykuar mbi pasojat dhe se ç'duhet bërë në të ardhmen, ka dalë me një raport është i hollësishëm mbi sistemet në nivel afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë përfshirë edhe kostot përkatëse që do të duhet për të ngritur këto sisteme në nivelin e duhur sa i opërkjet një sulmi të tillë që e theksoj, është armiqësor.
Nuk është ashtu siç disa nga kolegët tuaj thanë në parlament dhe shkruanin nëpër rrjete sociale: Një grup fëmijësh gjunjëzojnë qeverinë shqiptare. Doli që nuk janë një grup fëmijësh, por një shtet i tërë.
Të dhënat nuk janë dëmtuar në mënyrë të parikuperueshme, nuk janë shkatërruar shërbimet që ofrohen përmes sistemit tonë dixhital.
Ne kemi parandaluar një dëm që mund të kishte shkatërruar të gjithë sistemin tonë të shërbimeve qeveritare e shtetërore," tha ajo.