Shpërthen bombula e gazit në Has, plagosen nënë e bir

Një bombul gazi ka shpërthyer në Has.

Nga shpërthimi mbetën të plagosur nënë e bir.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Fajzë, ndërsa dy të plagosurit janë dërguar në spitalin e Kukësit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

"Rreth orës 11:10, në një banesë në fshatin Fajza, Has, dyshohet se ka shpërthyer një bombul gazi që përdorej për gatim. Për pasojë, janë dëmtuar shtetasit S. D dhe U. D. (nënë e bir)," njoftoi policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.