Burg përjetë për Përparim Ademin, vrau dy motrat tek "Astiri" në Tiranë
Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke dënuar me burgim të përjetshëm 60-vjeçarin, Përparim Ademi, i cili akuzohet për vrasjen e dy motrave Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani.
Ngjarja ndodhi në kryeqytet dy vjet më parë, siç dyshohet për shkaqe xhelozie, pasi autori kishte një raport me njërën prej viktimave, e cila i kishte kërkuar ndarjen.
Pikërisht në 31 dhjetor të vitit 2020, ai i ekzekutoi ato në banesën e tyre me një armë të cilën e kishte pa leje.
Sipas akuzës, Përparim Ademi kishte një martesë tjetër të ligjshme, por prej vitesh bashkëjetonte me viktimën Kristina Bardhi.
Vendimi i saj për tu ndarë, mendohet se ka sjellë shkakun e ngjarjes dhe reagimin e autorit.
Ai është rikthyer pas pak ditësh në banesën e tyre dhe i ka vrarë me breshëri kallashnikovi.
Vetë i pandehuri e ka pranuar akuzën duke pohuar se kishte dyshime se njëra prej motrave e tradhëtonte.
Ndërsa prokuroria gjatë seancave ka kryer edhe eskpertizën psiqike të pandehurit ku rezultoi se ishte ne rregull mendërisht.
