“Shteti menaxhues i keq i burimeve financiare”, Zusi: Paratë të rrinë në duart e qytetarëve dhe të bizneseve

Alban Zusi ekspert i ekonomisë thotë se rritja e çmimeve të karburantit është problem krejtësisht i qeverisë sonë.

Sipas tij vetë qeveria duhet të ulë kostot si shtet të bëjë më pak shpenzime publike.

Eksperti Zusi gjatë intervistës për Ora News tha se në këto kohë kemi nevojë që paratë të rrinë në duart e qytetarëve dhe të bizneseve jo në duart e qeverisë.

Alban Zusi: Rritja e çmimeve të karburantit është problem krejtësisht i qeverisë sonë. Jemi te 15% më shumë se në Maqedoni. Çmimi reflektohet dhe tek ai që nuk ka makinë, te makinat e bizneseve pra reflektohet në çmimin e çdo produkti që merr çdo lloj qytetari. Jashtë shtetit po të shkosh dhe në tualet paguan shpenzimet e tua. Qeveria duhet të ulë kostot si shtet të bëjë më pak shpenzime publike. Ne ulëm mundësinë e hapjes së vendeve të reja të punës, ulëm mundësinë që biznesi të rrisë pagat e punonjësve. Në këto kohë kemi nevojë që paratë të rrinë në duart e qytetarëve dhe të bizneseve jo në duart e qeverisë. Qeveria mund të merrte vetëm një pjesë të rritjes  dhe tua shpërndante shtresave në nevojë. E thonë gjitha universitetet e botës shteti është një menaxhues shumë i keq i burimeve financiare.