“Armik i egër i lirive”, Berisha për Ramën: Ka pushtet 10% më shumë se ç’kishte Ramiz Alia pas shkurtit 1991

Kreu i PD Sali Berisha ka zhvilluar një bashkëbisedim online me shqiptarët në Itali.

Gjatë takimit Berisha u Shpreh se Shqipëria pas 30 vitesh në rrugën e demokracisë sot është diktaturë njëpartiake dhe personale e Ramës.

Sipas Berishës Rama ka pushtet 10% më shuëm se ç’kishte Ramiz Alia pas shkurtit 1991.

Sali Berisha: Shqipëria pas 30 vitesh në rrugën e demokracisë sot është diktaturë njëpartiake dhe personale. Sot të gjitha pushtetet kontrollohen tërësisht nga një person dhe një parti. Sot Edi Rama ka pushtet 10 për qind më shumë se ç’kishte Ramiz Alia pas shkurtit 1991. Edi Rama pasi pori një nga një të gjitha pushtetet të fundit presidentin,siç doli këto ditë ai kishte marrë peng me dosje dhe opozitën shqiptare në mënyrën më të turpshme dhe kriminale. Në Tiranë është një armik i egër i lirive të cilat burojnë nga vota, i lirive që garantohen nga ndarja e pushteteve, i lirive q funksionon me funksionimin e pluralizmit.  Rama ka dhunuar haptas votën e lirë të shqiptarëve me të gjitha mekanizmat, patronazhistët, përdorimin e institucioneve shtetërore, me skuqjen e rrugëve të qyteteve nga bandat duke vrarë njerëz. Këto janë të faktuara.