S'mund të bombardohesh e të kapësh të gjitha bombat në ajër, por agresioni dështoi thotë Rama
Kryeministri Edi Rama deklaron se Shqipëria ia doli me sukses të rezistonte ndaj agresionit kibernetik të Iranit
Edi Rama: “E vërteta është që ne rezistuam me sukses ndaj sulmit. E vërteta është që agresioni ka dështuar. Sulmi nuk i ka arritur qëllimet. Ka qenë I një natyre që mund të kishte zhdukur gjithçka e të na kishte kthyer në vitin zero të të gjithë sistemeve digjitale. Kjo nuk ka ndodhur dhe të gjithë sistemet tona janë ngritur me shpejtësi”
Rama tha se Shqipëria u bë pre e një sulmi kibernetik organizuar nga një nga grupet më të rrezikshme.
Edi Rama: “Një nga grupet është mirënjohur si një ndër grupet më të rrezikshme të terrorit kibernetik ka organizuar sulme ndaj vendeve që I kanë marrë shumë kohë më parë hapat në botën digitale, që nga Izraeli tek Arabia Saudite e Kuvajti. Sulmet kanë qenë realisht të rënda e të dëmshme. Nuk mund të pretendosh të bombardohesh e të kapësh të gjitha bombat në ajër. Nuk ekziston.
Sulmi kibernetik nxiti që të afrojë në kohë dhe projektet për mbrojtjen digitale.
Edi Rama: “Përtej fantazirave, lajmeve të rreme dhe sajesave të qëllimshme, sistemet tona kanë rezistuar. Kemi një plan që të përshpejtojmë projektin tonë të ngrehinës kibernetike. E kemi nisur por kërkon financim intensive dhe e kemi fazuar në një kohë të gjatë por do shkurtojmë kohë që do të bëjmë projektet”
