Po transportonte 13 emigrantë kundrejt fitimit, prangoset 26 vjeçari

Është vënë në prangat e policisë një 26 vjeçar i cili u kap teksa po transportonte 13 emigrantë kundrejt fitimit.

“Gjatë këtij operacioni, në aksin rrugor “Rrëshen – Thirrë”, në zonën e fshatit Ndërfushas, Mirditë, shërbimet e Policisë Mirditë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin R. K., 26 vjeç, banues në Kosovë, në të cilin, gjatë kontrollit, janë gjetur 13 emigrantë nga vendet MENA, disa prej tyre të mitur, të cilët, 26-vjeçari po i transportonte në mënyrë të kundërligjshme, kundrejt pagesës”, njofton policia.

Në vijim të veprimeve shtetasi R. K. është arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.