Pas 22 vitesh, në Himarë i hapet rruga regjistrimit fillestar të tokës dhe banesave
Pas më shumë se 22 vitesh përplasje për të drejtën e pronësisë dhe pretendimeve të përfaqësuesve të minoritetit grek, në Himarë i është hapur rruga regjistrimit fillestar të tokës dhe banesave.
Artan Lame në ceremoninë e dorëzimit të certifikatave nënvizoi se në shqyrtim janë marrë dokumentet por edhe ankesat
Në procesin e hipotekimit u përfshinë si tokat e marra me ligjin 7501 ashtu edhe objektet por regjistrimi u realizua edhe banesat e vjetra brenda kalasë.
Regjistrimi fillestar në jug është nisur edhe dy herë të tjera përgjatë viteve 2000 dhe 2010, po ka dështuar.
Madje kjo çështje është shndërruar shpesh edhe në një mesazh që Greqia i ka dhënë Shqipërisë, duke i kërkuar respektimin e të drejtës së minoritetit.
Gjatë këtij procesi u evidentuan 3766 pasuri të paluajtshme.
