“Dobësitë vijnë zinxhir”, Kovaçi: Arsimi i lartë rrezikon të kthehet në diplomë si klasa e 13-të
Pedagogu Sandër Kovaçi gjatë një interviste për Ora News ka ngritur shqetësimin për rënien e vlerës së diplomave në të ardhmen.
Ai thotë se mësimi online e ka dëmtuar shumë arsimin dhe në Shqipëri nuk është mundësuar investim për fitimin e njohurive që nuk janë marrë gjatë pandemisë.
Sandër Kovaçi: Mësimi online e dëmtoi shumë arsimin. Ne nuk kishim kushte për ta zhvilluar. Arriti deri aty sa nxënësit thonin e kemi pushim se e kemi mësimin online. UNICEF ka thënë se në vendet e varfra si Shqipëria është dëmtuar shuam arsimi bazë prej pandemie. Dhe, ata kërkonin të bëhet investim për fitimin e njohurive, kjo në Shqipëri nuk është bërë. Të gjitha dobësitë vijnë zinxhir dhe vjen e plas në universitet. Dhe pastaj studenti vjen e ngre duar e thotë ca më kërkon ti pra si të mësoj. Në këtë mënyrë arsimi i lartë do të kthehet në një diplomë si klasa e 13-të.
