Elbasani pa rrugë, lagjja “Shën Koll” pa investime, ndriçim dhe me pluhur e baltë
Prej shumë vitesh banorët e “Shën Kollit” në Elbasan nuk kanë njohur asnjë investim të mirëfilltë në lagjen e tyre. Rrugët dhe ndriçimi mungojnë. Qytetarët thonë se ua premtojnë në fushata por pas zgjedhjeve asnjë nuk kujtohet për të vënë dorë në lagjen e tyre.
Është më pak se një kilometër por në këtë rrugë lagjeje në Elbasan nuk është vënë dorë prej gati 3 dekadash.
Ua premtojnë në fushata elektorale por sapo mbarojnë zgjedhjet aty nuk duket njeri.
Pluhur në verë e baltë në dimër.
Banorët thonë se mjaftojnë pak reshje shiu dhe rruga në lagjen “Shën Koll” bëhet e pakalueshme.
Problem është edhe mungesa e ndriçimit.
Jo në të gjithë lagjen gjatë natës ka drita.
Bllokimi i kanalizimeve është një tjetër shqetësim që banorët e lagjes “Shën Koll” kanë për zgjidhjen e të cilave kërkojnë ndërhyrjen e Bashkisë.
