Mes filmit dhe traditës, Zhonga: Ideja kur pamë teatrin antik në Sofratik

Kosta Zhonga drejtor artistik i festivalit të filmit në Dropull gjatë një interviste për RTV ORA fili rreth shfaqjes së filmit të mbajtur në Dropull.

Ai tha se ideja ka qenë në momentin që kanë parë  një teatër antik i cili ndodhet në Sofratik.

Kosta Zhonga: Nuk ishte thjesht shfaqje filmash, thelbi ka qenë të ruajmë dhe shfaqim traditat e dropullit. U bë për fëmijët. Fëmijët ishin nga 6 vjeç deri 14 e 15 vjeç. Festivali ka në thelb të gjithë elementet. Ideja doli kur pamë një teatër antik i cili ndodhet në Sofratik, është i mrekullueshëm, është zbuluar nga italianët. Është i veçantë, i panjohur. Është diku te 800 metra nga rruga kryesore sa dhe vetë vendalit që janë aty nuk e dinë që ka një teatër të tillë, njohin vetëm Finiqin por ky është dhe më i bukur.