“Profesorët përpjekje titanike për kërkim shkencor”, Kovaçi: Studentët po marrin diplomë pa cilësi

Pedagogu Sandër Kovaçi gjatë një interviste për Ora News tha se qëndrimi i kryeministrit lidhur me arsimin nuk është një qëndrim i lidhur me realitetin, por politik.

Sipas tij  studentët po braktisin universitetet shqiptare dhe ajo çka duhet bërë është që arsimi të konsiderohet si me prioritet të veçantë.

Sandër Kovaçi: Ne kërkojmë që arsimi të konsiderohet si me prioritet të veçantë. Shumë studentë  duan të studiojnë jashtë e po braktisin universitetet shqiptare. Largimi i të rinjve nga Shqipëria është një çështje e tmerrshme. Duhet të investohet shumë në arsimin e lartë. Qëndrimi i kryeministrit është më shumë një qëndrim politik se i lidhur me realitetin.

Sa i përket mosvijimit të mësimit në rast se nuk përmbushen kërkesat e ngritura së fundmi nga pedagogët Kovaçi thotë se përmes trajtimit të mirë financiar të profesoratit në të ardhem do të ketë një arsim dhe më cilësor.

Sandër Kovaçi: Studentët privohen nga arsimi jo cilësor dhe ditët që mund  të rrimë në protestë mund të zëvendësohen në të ardhmen. Ata po marrin diplomë pa cilësi pavarësisht përkushtimit të profesoratit. Nëse rritet trajtimi më i mirë i profesoratit nga ana financiare do të kemi dhe një arsim më cilësor. Jo në një kohë të shkurtër por në të ardhem do të shihet impakti pozitiv.

Pedagogu thotë se profesorët po bëjnë përpjekje titanike për kërkim shkencor si dhe ngre shqetësimin se mungesa e financimit bën që kërkim të bëhen nga zyra.

Sandër Kovaçi: Ka profesor që bëjnë përpjekje për kërkim shkencor. Unë do ti quaja përpjekje titanike. Nëse ti nuk ke financim ti i bën kërkimet në zyrë. Mospasja e doktoraturave këto vite shkaktoi një impakt negativ. Ne na vijnë sot student pa njohuri bazike matematike. Përveçse duhet rrit piaca e kutikulës së  gjimnazit duhet të përshtatet me universitetin. Ishte planifikuar  në 2019 përkthimi i librave të huaj dhe të përdoreshin por nuk u realizua. Sot do të kishim një set librash me cilësi. Janë shuam të përpunuar. I përgjigjen realitetit të sotëm. I bëj thirrje kryeministrit ta marrin në konsideratë.