Blushi: Rama e Veliaj kanë mbushur xhepat me paratë e betonit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blush ka bërë një krahasim  të një zone të Tiranës në dy periudha të ndryshme kohore në maj 2020 dhe shtator 2022.

Krahas ndryshimeve që i paraqet përmes pamjeve Blushi shkruan se betonizimi dhe zhdukja e gjelbërimit është një nga krimet më të shëmtuara që Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë bërë ndaj Tiranës.

Postimi i plotë:

Betonizimi dhe zhdukja e gjelbërimit është një nga krimet më të shëmtuara që Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë bërë ndaj Tiranës.

Këto pamje të filmuara nga i njëjti kënd, por në dy kohë të ndryshme (maj 2020 dhe shtator 2022) tregojnë qartë se çfarë barbarie ka ndodhur me gjelbërimin prapa ish-Sheratonit nga Rilindja, kjo armike e gjelbërimit dhe e mjedisit.

Masakra e Parkut të Liqenit Artificial është vetëm një provë se si Rama dhe Veliaj kanë mbushur xhepat me paratë e betonit duke bërë trafik me mushkëritë e banorëve të kryeqytetit.

Shkatërrimi i hapësirave publike nëpërmjet babëzisë, paligjshmërisë dhe korrupsionit është i vetmi mision që Rilindja ka për Tiranë.