Bizneset e Durrësit ankohen për analizat e ujit: 6 herë më shtrenjtë sesa qytetet e tjera
Gjashtë mijë e pesëqind lekë për një analizë uji.
Kjo është vlera që detyrohen të paguajnë bizneset në Durrës edhe pse në të gjitha qytet e vendit çmimet janë standarde madje edhe katër herë më pak.
Bëhet fjalë për një detyrim që e kanë të gjithë subjektet që ofrojnë ujë, apo dhe që e përfshijnë në përgatitjen e produkteve.
Zija Alhysa, Kryetar i Konfederatës së Sindikatave Durrës ka denoncuar situatën duke shprehur se nuk ka një reagim prej institucioneve.
"Është një diferencë prej 50 mijë lekësh të vjetra. Me një urdhër ministrie mund të bëhet sa të gjithë.”
Përveç kësaj, analizat i quan të panevojshme për sa kohë kryhen nga vetë Ujësjellës Kanalizime.
“Derisa lekët paguhen në bankë lekët dihet, por këto janë vjedhje e bizneseve.”
Këtë metodologji e quan vjedhje që i bëhet nga dikasteri bizneseve të qytetit bregdetar.
