Gjirokastër, mbante dorezë metalike në makinë, prangoset 22-vjeçari
Vihet në pranga 22-vjeçari në Gjirokastër pasi mbante armë të ftohtë në automjet.
22-vjeçari nga Tepelena është prangosur pas kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip "BMW", u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një dorezë metalike.
“Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 22 vjeç banues në Tepelenë, pasi nga kontrolli i ushtruar në automjetin e tij tip "BMW", u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një përforcues grushti (dorezë metalike).” – njofton policia.
Materialet në ngarkim të shtetasit E. K. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale "Prodhim, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".
