Ndihmonte Ervis Martinajn, polici Jeton Lami nga Lezha sillet në burgun 302 në Tiranë
Jeton Lami, i arrestuar për shpërdorim detyre, si personi qe ndihmonte Ervis Martinaj, është transportuar nga Burgu i Shën Kollit në Lezhë, drejt burgut 302 në kryeqytet.
Oficeri i skuadrës së kërkimit “Fast”, Jeton Lami, është arrestuar me akuzën se ka ndihmuar Ervis Martinajn në lëvizjet e tij teksa ishte person në kërkim del në pah edhe në ngjarjen 17 korrikut 2022 në mbikalimin e Fushë-Krujës ku u vranë tre persona.
Në këtë ngjarje humbën jetën Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.
Prokuroria ka zbuluar se oficeri Jeton Lami është personi që ka shërbyer si shofer dhe ka transportuar Brilant Martinajn dhe Diklen Vatën nga një restorant tek një servis në fshatin Larushk.
Transporti është bërë me një mjet tjetër me targa Gjermane, të vjedhura një furgoni në Pogradec.
Vetë shoferi i makinës me targa Gjermane, që ka çuar dy viktimat në Larushk, në kamerat e servisit nuk dallohet.

