79 vite nga beteja e Drashovicës, ngjarja u përkujtua në Selenicë nga veteranë e pasardhës të dëshmorëve

Në Selenicë u përkujtua 79 vjetori i betejës së Drashovicës.

Ishte një nga betejat më të përgjakshme ku partizanët e qarkut Vlorë organizuan sulmin kundër garnizonit gjerman të Drashovicës.

Ky shtator shënon 79 vite nga beteja e Drashovicës.

Ishte një ndër betejat më të ashpra të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare ku nga 14 Shtatori deri më 4 Tetor, forcat partizane të Qarkut të Vlorës organizuan sulmin kundër garnizonit gjerman të Drashovicës.

Ngjarja e rëndësishme historike u përkujtua nga përfaqësues të institucioneve vendore, pasardhës së dëshmorëve dhe veteranët e Luftës.

Në Luftën e Drashovicës, që zgjati 20 ditë pa ndërprerje, forcat naziste lanë mbi 200 të vrarë e të zënë rob, veç të plagosurve.

Nga forcat partizane ranë në fushën e betejës 23 vetë, u plagosën 50 luftëtarë.