Tabela në aeroportin e Beogradit: Kemi lejuar ID-të e Kosovës vetëm për lëvizje, nuk e njohim pavarësinë

Pas arritjet së marrëveshjet për targat, duket se Serbia do t’i sigurojë qytetarët e saj se nuk ka humbur ndaj Kosovës dhe nuk e njeh pavarësinë e saj.

Kjo është pamja që vjen nga aeroporti i Beogradit, fotografuar nga gazetari i Ora News, Isa Myzyraj.

Aty është vendosur një tabelë ku thuhet se pavarësisht se njihen letërnjoftimet e Kosovës, nuk e njeh pavarësia, por një lëvizje e tillë bëhet për të lejuar lëvizjen e lirë.

Mësohet se tabela të tilla janë vënë që në fund të gushtit pas marrëveshjes me Kosovën dhe është vënë edhe nëpër dogana.