PD rikthen Foltoren, hapen dyert për ata që duan të denoncojnë abuzimet nga qeveria
Partia Demokratike ka rikthyer foltoren, por këtë herë siç u tha në deklaratën për mediat duke hapur dyert për ata që duan të denoncojnë abuzimet apo shkeljet nga administrata dhe qeveria aktuale.
I pari që është ngjitur në podiumin e selisë blu ishte Bledar Teferici, i cili akuzoi se kryebashkiaku i Kavajës e ka shkarkuar pa të drejtë nga puna.
“Dua të denoncon një rast persekutimi politik . ky veprim ka pasur pasoja.”
Ai shprehet se e kanë larguar si drejtor i shkollës së Mesme Profesionale, me një shkresë antiligjore të ish-ministri të kohës, Arben Ahmetaj.
“Këtë denoncim e drejtoj ndaj kryetarit të bashkisë së Kavajës, Redian Krali.”
Qytetari thotë se nuk ka mjaftuar vetëm shkarkimi i tij, por me urdhër të Kralit është larguar nga puna edhe bashkëshortja e tij si edukatore.
“Në periudhën disaditore, bashkëshortja ime shkon rregullisht në punë, por kryebashkiaku ka penguar hyrjen e saj në punë me polici bashkiake.”
Në fund ai bën apel që qytetarët të denoncojnë çdo padrejtësi.
