Himni shqiptar në mes të Beogradit, mundësi kuqezi Zelimkhan Abakarov shpallet kampion bote
Në Beograd luhet himni shqiptar me flamurin kuqezi dhe shqiponjën dykrenare. Zelimkhan Abakarov, rusi nga Çeçenia që përfaqëson Shqipërinë në garat ndërkombëtare të mundjes, shpallet kampion bote në kategorinë deri në 57 kg.
Garim perfekt i Abkarov që fitoi medaljen e artë në Botërorin e Mundjes që po zhvillohet gjatë këtyre ditëve në Beograd të Serbisë.

“Zelimkhan Abakarov fiton në finalen e madhe, duke munduar amerikanin Thomas Patrick Gilman dhe valëvitur flamurin kuqezi në mes të Beogradit. Mundësi shqiptar dominon në çdo sekondë të ndeshjes, duke e merituar plotësisht medaljen e artë e duke u shpallur kampion Bote në peshën 57 kg.
E jashtëzakonshme, sepse për herë të parë në mundje, një sportist shpallet kampion Bote për Shqipërinë”, shkruan KOKSH.
Garuesi i Shqipërisë mundi në këtë finale kampionin në fuqi të botës, Thomas Gilman me rezultatin 7-2, në kategorinë stil i lirë.
Me këtë sukses, për mundësin me origjinë çeçene do të akordihen automatikisht 100 milionë lekë shpërblim.
