Përse refuzojnë punën të rinjtë? Ozuni: Nuk preferojnë të shfrytëzohen me paga të ulëta
Pedagogu, Ferjol Ozuni, në një intervistë në Ora News me gazetaren Sonila Musaj u shprehu shqetësimin se si të rinjtë e shohin mënyrën e vlerësimit në punë.
Ozuni: Studenti me të drejtë thotë unë jam i gatshëm të punoj jam në moshë për të punuar por nëqoftë se ai full time mua më paguan 280 mijë lekë të vjetra se ai di se sa merr nuk di se sa është rroga bruto , part time sa mund të marr unë ? Do më shfrytëzojë se këtu nuk funskionon as kontrrolli I punës apo i punonjësve do më shfrytëzojë .Sikur të punoj për 300 mijë lekë që unë do i harxhoj 200-300 mijë lekë do i harxhoj autobus, rrugëve, kafeve do ha se nuk do të kem kohë të shkoj në shtëpi më mirë preferoj që ato 300 mijë lekë nuk i kam se njëlloj nuk do ti kisha dhe do rri në shtëpi. Ky mendim është i përgjithshëm.

