Muça: Përllogaritja e pensioneve mbi pagën minimale dhe jo asaj reale, problem i skemës së pensioneve

Erion Muça, ekspert Punësimi dhe Karrierre në një intervistë në Ora News me gazetaren Sonila Musaj u shpreh se qeveria duhet të rrisë pensionet jo përmes indeksimit por të veprojë me një skemë shumë të thjeshtë siç e ka sot Kosova.

Ai u shpreh se një problem shumë i madh i skemës së pensioneve është fakti që e bazon përllogaritjen mbi bazën e pagës minimale dhe jo mbi bazën e pagës reale që merr një profesionist, çfarë do të thotë redukton të ardhurat.

Muça: Nga analizat dhe studimet tregohet që një pjesë e pensionistëve përvçëse pensionit marrin edhe një ndihmë mbështetëse sociale që rrit defiçitin në buxhet dhe nga ana tjetër thellon pamundësinë e shetit për të ofruar pensione. Ajo çfarë bëhet gabim në këtë rast në këndvështrimin tim është fakti që nuk destinohet një buxhet i posaçëm në të gjitha rastet nga ana e qeverisë për të mbështetur dhe për të rritur pensionet jo përmes indeksimit që akoma nuk është real dhe nuk përmbush nivelin aktual të inflacionit në vend që ka arritur rreth 7.5 ose 7.6% port ë veprojë me një skemë shumë të thjeshtë siç e ka sot Kosova. Kosova ka një nivel 150 euro fiks për pensionistët të cilët kanë patur X vite pune në përvojën dhe profesionin e tyre kjo përmes destinimit të një buxheti të posaçëm në funksion të kësaj pjese.