Muça: Puna të matet sipas rezultateve dhe jo mbi bazën e orëve
Niveli i pagave është një nga arsyet se përse njerëzit largohen, qofshin profesionistë, qofshin punëtorë me formim fillestar apo elementar, por ka edhe një sërë arsyesh të tjera.
Sipas ekspertit të Punësimit dhe Karrierrës Erion Muça, së pari është mosgjetja e vetes në një treg mbi formimin, profilin apo aftësitë që një profesionist ofron dhe mundësia e vogël për të patur promovim në karrierrë, zhvillim professional të mëtejshëm,përballja me sfida në fushën e profesionit.
Muça: Çfarë duhet bërë? Patjetër duhet të përmirësohet klima dhe infrastruktura e brendshme e mbështetjes dhe dhe motivimit të njerëzve brenda ambientit të një kompanie. Duhet të ofrohen paga të denja në përputhje me mundësinë që ka sot një profesionist për të jetuar në mënyrë të ndershme megjitha falsitetet dhe të mirat që ai preferon.
Duhet të ndërtohet një sistem konkret performance dhe eficence dhe matje e rezultateve në punë për një punonjës dhe jo më për të punuarit mbi bazën e orëve të punës por mbi bazën e rezultateve dhe kontributeve që jep. Duhet të ofrohet një raport më fleksibël midis punës dhe dhe jetës sociale për një punonjës.

