Ozuni: Ka pensionistë që marrin 4 mijë lekë, detyrohen të mos blejnë ilaçet

Pedagogu si dhe eksperti i ekonomisë, Ferjol Ozuni, në një intervistë në Ora News me gazetaren Sonila Musaj deklaroi se duke marrë parasysh moshën mesatare që kemi pensioni minimal duhet të ishte 30 mijë lekë teksa shprehu shqetësimin që shumë pensionistë me të ardhurat që kanë nuk arrijnë dot të blejnë as ilaçet.


Ozuni: Me këtë moshë mesatare që kemi pensioni minimal në SHqipëri sot duhet të ishte pra më i vogli duhet të ishte 30 mijë lekë të reja ndërkohë që unë kam parë dhe kam dëgjuar dhe në emisionin e kolegut tuaj në mëngjes që ka persona që thonë që marrin pension 7 mijë lekë, në muaj.

Edhe 4 mijë lekë në muaj dhe kjo kategori që është kategoria më në nevojë sot për sot automatikisht do reduktojë diçka dhe në shumë raste këta përfundojnë tek reduktimi edhe i vetë ilaçeve dhe shohim pastaj problematika që mbushen spitalet.

Detyrohen të shkojnë në spital se thonë më mirë do rri një muaj në spital se do mi japë spitali ilaçet ato që ka se sat ë rri në shtëpi. Problematika më e madhe është që ne nuk kemi sot një strategji të mirëfilltë të pensioneve se si do ti llogarisim këto pensione ne I ndryshojmë rregullat e lojës çdo vit.